Ndahen Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer, mesazhi prekës i aktores – AlpeGossip
Ndahen Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer, mesazhi prekës i aktores

Ndahen Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer, mesazhi prekës i aktores

Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer janë dy aktorët shumë të famshëm jo vetëm në Amerikën Latine, por edhe në Shqipëri me rolet e tyre në telenovelën “Tereza”. Përveçse në telenovelë, dy aktorët u dashuruan edhe në jetën reale dhe prej vitesh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë. Mirëpo së fundmi çifti është ndarë pasi Sebastian ka nisur një udhëtim me motorr me një grup miqsh ndërsa Angelique nuk mundet ta shoqërojë pasi po xhiron serialin “Contracara”.


30-vjeçares po i mungon shumë partneri dhe këtë e ka shprehur me një postim në Instastory ku shkruan: “E kupton që është dashuri kur zgjohesh në shtatin tënd por zemrën e ke diku tjetër”.