“MË KANË KËRCËNUAR…”/ Pas debatit të fortë me Antonelën, Blerimi trondit me deklaratën – AlpeGossip
“MË KANË KËRCËNUAR…”/ Pas debatit të fortë me Antonelën, Blerimi trondit me deklaratën

“MË KANË KËRCËNUAR…”/ Pas debatit të fortë me Antonelën, Blerimi trondit me deklaratën

Blerimi dhe Antonela para disa ditësh patën një përballje të ashpër në emision me njëri-tjetrin. Dyshja u detyruan të bënin një takim 4 minutësh me njëri-tjetrin, por sapo Antonela u ul përballë Blerimit i tha atij: “S’dua t’i shoh sytë”.

Mirëpo para se të ndodhte ky takim, ata të dy kishin pasur një përplasje tjetër mes tyre, që nuk është transmetuar në televizion. Është mësuar se teksa ishin në publicitet, Blerimi kishte ofenduar Antonelën duke i thënë se është si ato femrat që “rrinë me këmbët hapur”. Për shkak të këtyre fjalëve, Antonela është larguar e përlotur nga studioja dhe ka kërkuar që të mos e ndjekë askush pas. Antonela është mbyllur në tualet dhe është shprehur se është ndjerë e ofenduar, pasi në një farë mënyre Blerimi e ka cilësuar si një femër të ulët.

Ndërkohë ditën e sotme në nisje të emisionit Blerimi vendosi të sqaronte situatën dhe çfarë kishte dashur të thoshte me fjalët e tij. Ai tha se nuk e ka ofenduar Antonelën, sepse nuk ia lejon kultura e tij. Gjithashtu Blerimi u shpreh se ka marrë kërcënime nga persona që i janë prezantuar si të afërm të Antonelës.

“Nuk ma lejon kultura që ti quajë femrat k**** dhe herë tjetër mos thuaj ashtu. Kam pasur dhe kërcënime nga mesazhe të shumta që thonë jam kushëriri i Antonelës dhe thonë do të bëj kështu do të bëj ashtu. Nëse ti nuk ke lidhje me këtë gjë nuk ka problem, por nëse janë të vërteta bujrum të vijnë të gjithë ata që më kanë kërcënuar këtu tek Top Channel në Kashar dhe ua tregoj unë kush është Blerm Dauti. Unë nuk të kam thënë k****. Ka qenë batutë, nuk ka qenë ofendim, sepse mua nuk ma lejon edukata”, tha Blerimi.

Ndërsa Antonela u shpreh e bindur se ai e ka ofenduar, por më pas Bora e ndërpreu debatin mes tyre, sepse tha se gjithçka do të sqarohet ditët në vijim.