BAZUAR NË KËRKIMET SHKENCORE/ Njerëzit mëngjarashë janë të jashtëzakonshëm – AlpeGossip
BAZUAR NË KËRKIMET SHKENCORE/ Njerëzit mëngjarashë janë të jashtëzakonshëm

BAZUAR NË KËRKIMET SHKENCORE/ Njerëzit mëngjarashë janë të jashtëzakonshëm

Sipas shkencëtarëve njerëzit mëngjarashë fitojnë diku te 10-15% më shumë se njerëzit e tjerë. Duke qenë se vetëm 10% e popullsisë është e tillë, ka disa gjëra që i bëjnë këto njerëz specialë. Figura të njohura si Leonardo da Vinci, Bill Gates, Aristotle dhe Marie Curie kanë qenë mëngjarashë. Ja disa fakte interesante për këto njerëz.

1. Një mëngjarash mund të jetë një gjeni

Njerëzit mëngjarashë kanë shumë mundësi të jenë gjeni, ashtu si Albert Einstein. Këto njerëz përbëjnë vetëm 10% të popullsisë, ndërsa në shoqërinë ‘MENSA’ (shoqëria më e vjetër dhe e madhe në të gjithë botën, me njerëzit me nivel inteligjence të lartë), 20% e pjesëtarëve ishin mëngjarashë.

2. Mëngjarashët janë artistë më të mirë

Mëngjarashët janë artistë të përkryer, pasi kanë një tendencë për të gjetur zgjidhjen e një problemi duke menduar jashtë kornizave. Ata mund të kenë sukses në një karrierë arti, muzike, sporti dhe në fushat e teknologjisë së informacionit.

3. Mund të jenë presidentë të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara

Sipas një studimi, politikanët mëngjarashë janë shumë të zotë në debatet televizive. Kjo ka të bëjë dhe me gjestet. Mëngjarashët në televizor, duken të duhurit.

4. Kanë avantazhe në sporte

Mëngjarashët kanë pak avantazh kur vjen puna tek sportet. Ato trajnohen të përballen me një konkurrent që përdor dorën e djathtë, kështu që kur këto të dy përballen, bëhet një situatë konfuze.

5. Janë luftues të mirë

Sipas një studimi në vitin 2005, numri i mëngjarashëve arrinte deri në 3% në zonat paqësore, ndërsa në ato zona ku luftohej, numri shkonte deri në 27%. Shkencëtarët supozojnë se mëngjarashët kanë një avantazh fizik për shkak të goditjes të papritur nga e majta e tyre.