ZBULONI ARSYET/ Ja pse të martuarit duhet të flenë në krevate të ndara – AlpeGossip
ZBULONI ARSYET/ Ja pse të martuarit duhet të flenë në krevate të ndara

ZBULONI ARSYET/ Ja pse të martuarit duhet të flenë në krevate të ndara

Kur mendojmë për një çift duke fjetur bashkë na vijnë në mendje imazhe të dy njerëzve duke u përqafuar dhe të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Por në fakt realiteti duhet të jetë ndryshe. Një studim i fundit ka zbuluar se çiftet duhet të flenë në krevate të ndara, për të pasur një marrëdhënie më të fortë dhe të shëndetshme.

Duke fjetur në krevate të ndara secilit do t’i jepet hapësira personale dhe më shumë kohë për t’ja dedikuar vetes.

Një person mund ta përdor këtë kohë për të lexuar një libër, për të komunikuar me një mik ose thjesht për të qëndruar shtrirë dhe për t’u relaksuar. Kjo do ta ndihmojë partnerin/en tuaj të ngrihet nga gjumi i freskët dhe i qetë.

Gjithashtu gërhitja e personit që keni pranë mund të shkaktojë shqetësim dhe stres, prandaj është ide e mirë të flini në krevate të ndara.

Studimi ka dalë në përfundimin se nëse të dy partnerët flenë më pak se 7 orë gjumë, atëherë ata do të jenë më të predispozuar për të debatuar.