VESHI SËRISHT FUSTANIN E FEJESËS/ Ja arsyeja e veçantë pse Meghan Markle e bëri këtë gjë - AlpeGossip
VESHI SËRISHT FUSTANIN E FEJESËS/ Ja arsyeja e veçantë pse Meghan Markle e bëri këtë gjë

VESHI SËRISHT FUSTANIN E FEJESËS/ Ja arsyeja e veçantë pse Meghan Markle e bëri këtë gjë

Ndërkohë që Princi William dhe Kate Middleton ndodhen në Pakistan, Harry dhe Meghan kanë qenë pjesë e një eventi të rëndësishëm në Londër. Ata ishin të pranishëm në “WellChild awards”, ashtu si çdo vit. Harry jep kontributin e tij në këtë fondacion bamirës, që u mundëson fëmijëve me sëmundje të rënda të kalojnë kohë në shtëpi me familjet e tyre.

Gjatë eventit, ku Dukesha dhe Duka takuan prindërit dhe fëmijët, Harry mbajti një fjalim emocionues. Ai rrëfeu se vetëm tani që është bërë baba mund ta kuptojë realisht sa e dhimbshme është për një prind ta ketë fëmijën të sëmurë.

Harry dhe Meghan në ditën e fejesës

Për këtë event të rëndësishëm dhe emocionues, Meghan veshi për herë të dytë fustanin e fejesës, i cili për të ka pa dyshim një vlerë të madhe sentimentale. Fustani jeshil nga Parosh, i rrinte në mënyrë perfekte dukeshës edhe tani që ka sjellë në jetë një fëmijë. Ajo e kombinoi fustanin me një pallto ngjyrë bezhë nga Santeler dhe me këpucë kamosh me takë.

Prandaj vajza, nxirrni fustanin e fejesës nga dollapi dhe visheni në eventin më të afërt. Kur e bën dukesha pse të mos e bëni edhe ju?