“MËNYRA E DALJES SË FIFIT…”/ Nga banori i preferuar i BBV te gjinia e bebit, Eduart Grishaj i tregon të gjitha – AlpeGossip
“MËNYRA E DALJES SË FIFIT…”/ Nga banori i preferuar i BBV te gjinia e bebit, Eduart Grishaj i tregon të gjitha

“MËNYRA E DALJES SË FIFIT…”/ Nga banori i preferuar i BBV te gjinia e bebit, Eduart Grishaj i tregon të gjitha

Eduart Grishaj, ka folur së fundmi për eksperiencën e tij si regjisori i reality show-t, “Big Brother VIP” dhe se si ndihet tani që do të bëhet baba për herë të dytë.

Regjisori i njohur ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku u shpreh se produksioni është përpjekur të kujdeset për konkurrentët në mënyrë maksimale.

Partneri i moderatores së dashur për publikun, Arbana Osmani, gjithashtu ka treguar se momenti që e ka prekur më shumë ka qenë dalja e Fifit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Një nga momentet që mua personalisht më ka prekur shumë, ka qenë mënyra e daljes së Fifit, pasi ishte gjithë ajo artiste. Shumë e rëndësishme, pavarësisht përplasjeve që kishte. Ajo që ka dalë nga parashikimet ishte Beniada, që nuk është lidhur brenda shtëpisë, pasi ajo është pa komplekse edhe nuk pritej. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin”, u shpreh Eduardi.

Kur u pyet se cili nga banorët e “Big Brother VIP”, ka qenë i preferuari i tij, ai u shpreh për Elhaid Cufin.

“Elhaid Cufi ka qenë. Asnjëherë nuk e tradhtova”, tha ai.

“Mënyra e daljes së Fifit...”/ Nga banori i preferuar i

Përpos kësaj, Eduardi gjithashtu foli edhe për emocionet që po ndjen tani që do të bëhet prind për herë të dytë. Kur u pyet për gjininë e bebit, ai ironizoi portalet online duke thënë se ende nuk e dinte, por e ka parë nëpër internet që është gocë.

“Jo akoma nuk e dimë, nuk e kemi parë akoma. E kam parë nëpër portale që është gocë. Më mirë nuk po them që e dua gocë sepse nëse bëhem me çun dhe e shikon këtë emision pastaj… (qesh). Rëndësi ka që fëmija të jetë i shëndetshëm”, u shpreh regjisori i “Big Brother VIP”.