Gazetarja Kozeta Kurti “thumbon” Ronela Hajatin: E para, mëso të flasësh në… (FOTO) – AlpeGossip
Gazetarja Kozeta Kurti “thumbon” Ronela Hajatin: E para, mëso të flasësh në… (FOTO)

Gazetarja Kozeta Kurti “thumbon” Ronela Hajatin: E para, mëso të flasësh në… (FOTO)

Ronela Hajati e ftuar në emisionin “Thumb” të shtunën që kaloi bëri një deklaratë në lidhje me RTSH dhe njerëzit që punojnë aty.

“ E kam thënë që kam dëshirë të shkoj njëherë në Eurovision edhe ta tund. Por më e vështirë më duket këtu në Festivalin e RTSH-së sesa në Eurovision. Atje janë disa lloj njerëzish që kanë ngulur rrënjë që kur i ka vënë babi im në punë. Babi im ka vdekur tashmë duhen sjellë të rinj”, u shpreh Ronela.

Mesa duket kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer gazetares Kozeta Kurti e cila nëpërmjet një stati në Facebook ka reaguar duke i tërhequr vëmendjen Ronelës.

Statusi i plotë

Degjova Ronela Hajatin te thoshte ne “Thumb” : “Ne RTSH ka shume njerez qe jane aty qe kur babai im i ka vene ne pune. Tani babai im ka vdekur dhe duhet te kishin ikur edhe ata”

Se pari: mos thuaj per babain “ vdiq”. Bej ne muzike nje te nje milionten e tij. Se ai prandaj nuk “vdiq”, por “u nda nga jeta” dhe te gjithe kane respekt per te, por historia as nuk nis, as nuk mbaron me te ndjerin babanë tend. Kete vit eshte ne Eurovizion kengetari me i mire qe ka prodhuar ndonjehere ky vend e babai yt do ta kishte duatrokitur i pari atje, nga rreshti i drejtoreve dhe do kish’ qene krenar per “te lashtet” apo te “njomët” qe e votuan e duatrokiten kengen “Mall”.

Se dyti : Ronel’, ben shume mire qe e aspiron Festivalin Europian, se te pakten endrrat pa leke i kemi, por merre ne konsiderate nje keshille: Prit Ronel’! Meso te flasesh ne televizion, meso te mos e quash punen tende “gjëja”, meso te kesh etike, meso te kuptosh kur gabon dhe reflekto, pastaj aty eshte edhe Europa!
Se fundmi Ronel’! Eja ne Festival! Sot xhiruam spotin qe njofton autoret e interpretuesit te sjellin materialet e tyre per edicionin e 57-te!

Ku i dihet… ndonje nga ata te “lashtet” qe jane ne pune qe prej kohes se babait tend, mund te negocioje e te te shpallin fituese dhe keshtu…. endrra jote per Europen vjen ende me afer! Vetem se…. “a do jene më ata te lashtet qe duhet te ishin larguar qe pas ikjes se babait tend, apo ne nje rast si ky, jane ata qe me ne fund u treguan zoterinj e bene zgjedhjen me te mire”?
Perqafime nga une

AlpeNews.al