ME ERMALIN APO DRILONIN E KA? Aktori shqiptar befason: Bën film një njeri që s’ka mbaruar as shkollën… – AlpeGossip
ME ERMALIN APO DRILONIN E KA? Aktori shqiptar befason: Bën film një njeri që s’ka mbaruar as shkollën…

ME ERMALIN APO DRILONIN E KA? Aktori shqiptar befason: Bën film një njeri që s’ka mbaruar as shkollën…

Arben Derhemi ka folur sot për prodhimet e fundit filmike në vend, teatrin dhe televizionin. Aktori i njohur ishte i ftuar në “Trokit” në “INtv” , ku kritikoi filmat e fundit shqiptarë, që sipas tij janë fatkeqësi.

Nuk e dimë me saktësi me kë e ka, por Arbeni u referohet eventeve të fundit të mbajtura për një film komedi, dhe menjëherë na shkoi mendja te filmi “Dy Gisht Mjaltë” i Ermal Mamaqit.

“Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh, bën film një njeri i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin.

Megjithatë deklarata e tij na bëri të mendojmë se kritikat mund t’i referohen edhe Drilon Hoxhës, i njohur për skenat me “pistoleta dhe luftë”:

“Ska mbaruar as shkollë, mjafton të marrë ca lekë diku të gjejë një sponsorizim. Bëjnë ca filma me pistoleta me luftë”.

Aktori tha se ka parë mjaft skena nga filmi i fundit, që publikohen në mediat sociale dhe mënyra sesi aktrohet atje, të bën për të qarë dhe jo për të qeshur.

“Problemi është që s’e di çfarë komedie është ajo. Kam parë rastësisht skena në media që të bëjnë për të qarë, mënyra sesi është luajtur e sesi është aktruar, vetëm aktrim nuk është, vetëm regji nuk është, vetëm skenar nuk është”.