DITË E VEÇANTË PËR LIAN/ Vesa Luma bën urimin më të ëmbël të ditëlindjes për të birin (FOTO) – AlpeGossip
DITË E VEÇANTË PËR LIAN/ Vesa Luma bën urimin më të ëmbël të ditëlindjes për të birin (FOTO)

DITË E VEÇANTË PËR LIAN/ Vesa Luma bën urimin më të ëmbël të ditëlindjes për të birin (FOTO)

Katër vite më parë, këngëtarja Vesa Luma u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe Big Basta mirëpritën në jetë djalin e tyre të cilin e pagëzuan me emrin Lian.

Prej disa kohësh tashmë, Vesa, Liani dhe Big Basta po jetojnë në Zelandën e Re dhe vazhdimisht në rrjete sociale tregojnë se janë një familje shumë e lumtur dhe tepër të lidhur me njëri-tjetrin.

Pjesën më të madhe të ditës çifti e kalon me të voglin, i cili sot mbush 4 vjeç.

Kjo ditë kaq speciale s’mund të kalonte pa një urim po aq special nga Vesa për të birin.

Në InstaStory, ajo ka ndarë një video të ëmbël me momentet që prej lindjes së Lianit e deri tani, duke treguar dashurinë e saj të madhe prej nëne.

“Momenti më i mirë i jetës time! Arritja ime më e madhe, arsyeja e jetës time.”- shkruan këngëtarja krahas një fotoje të djalit të porsalindur.