“U NDJEVA I OFENDUAR”/ Sara dhe Geliani përballen pas fotove me Atdheun (VIDEO) – AlpeGossip
“U NDJEVA I OFENDUAR”/ Sara dhe Geliani përballen pas fotove me Atdheun (VIDEO)

“U NDJEVA I OFENDUAR”/ Sara dhe Geliani përballen pas fotove me Atdheun (VIDEO)

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Sara dhe Geliani tërhoqën deklaratat e bëra për njëri-tjetrin. I pari që u tërhoq ishte Geliani, i cili u shpreh shumë i zhgënjyer nga Sara, pas publikimit të fotove me Atdheun.

“Unë jam një person që jap shumë dashuri, vendosa të dal kundër të gjithëve për Sarën, por në momentin që tregoi mungesë respekti me fotot, ja vë vizën jo vetëm Sarës, por kujtdo. U ndjeva i ofenduar”, tha ai.

Menjëherë pas tij u tërhoq dhe Sara. “E tërheq deklaratën dhe e them me shumë bindje”, tha ajo.

Më tej Sara sqaroi se i kishte dhënë një mundësi Gelianit, pasi nuk kishte parë qëndrueshmëri te Atdheu. Ajo i kërkoi falje dhe ai e pranoi.

“Nuk krahasohet pëlqimi që kam pasur për Gelianin me Atdheun. E keni menduar çfarë faze ndodhi deklarata ime, erdhi pas takimit me Atdheun, kur nuk pashë asnjë qëndrueshmëri nga ana e tij. Vërtetë kam pasur pëlqim për atë dhe vazhdoj ta kem. Gelin nuk e kam përdorur në asnjë moment, por duke qenë se nuk pashë siguri nga Atdheu thashë t’i jap një mundësi Gelit. Gelian të kërkoj falje nëse të kam prekur dhe je ndjerë e ofenduar nga veprimet e mia, kështu që dhe unë jam ndjerë e ofenduar nga veprimet e tua dhe jemi në të njëjtën situatë”, tha Sara.