Noizy dhe Dafina Zeqiri i kanë prishur sërish marrëdhëniet mes njëri-tjetrit. Me siguri të gjithë e mbani mend kur Noizy i bëri diss Ledrit në kohën kur ai ishte i lidhur me Dafinën duke i thënë “nusen tënde e ka pas gjithë estrada”.
Dy vite më parë Noizy dhe Dafina u pajtuan dhe u panë shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit. Ata realizuan edhe bashkëpunimin “A don love”, një këngë që u pëlqye shumë.
Mirëpo dyshja mesa duket kanë pasur sërish një sherr pasi ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.