JO DIETË, JO PALESTËR/ Stilistja e njohur na tregon sekretin si të humbasim peshë – AlpeGossip
JO DIETË, JO PALESTËR/ Stilistja e njohur na tregon sekretin si të humbasim peshë

JO DIETË, JO PALESTËR/ Stilistja e njohur na tregon sekretin si të humbasim peshë

Kur bëhet fjalë për të humbur në peshë na duket një gjë aq e pamundur sa demoralizohemi menjëherë. Duhet patjetër t’u nënshtrohemi dietave drastike dhe palestrës intensive që të arrijmë formën e dëshiruar. Mirëpo një rast suksesi na vjen nga stilistja e njohur Stela Sallaku.

Ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit ‘recetën e përsosur’ se si të arrijmë rezultatet që duam në vetëm pak kohë.  “Më në fund pas 9 muajsh kam humbur 8 kilogramë. U dobësova që të vishja prapë xhinset e preferuara. Pa palestër, pa dieta të frikshme, vetëm ecje rreth 10.000 hapa në ditë, shumë ujë, ëmbëlsira një herë në javë dhe jeshilllëqe pafund. Ua rekomandoj”, ka shkruar Stela në postimin e saj.

Bukuroshja shqiptare padyshim ka shërbyer si rast frymëzimi për të gjithë ata që ndjekin rrugën e shkurtër dhe të gabuar për rënien në peshë, atë të të ngrënit fare pak ose aspak. Merrini në konsideratë porpozimin e Stelës për ju, dhe me siguri do arrini rezultatet që doni në mënyrë të shëndetshme mbi të gjitha.