U TALL ME PAMJEN E SAJ/ Gigi Hadid i kthehet ashpër ndjekësit në “Twitter” (FOTO) – AlpeGossip
U TALL ME PAMJEN E SAJ/ Gigi Hadid i kthehet ashpër ndjekësit në “Twitter” (FOTO)

U TALL ME PAMJEN E SAJ/ Gigi Hadid i kthehet ashpër ndjekësit në “Twitter” (FOTO)

Gigi Hadid cilësohet si një ndër modelet më të bukura në botë dhe siç duket e ka të vështirë të pranojë kritikat që i bëhen për pamjen e saj.

Së fundmi dikush nga ndjekësit në “Twitter” ka arritur të fitojë vëmendjen e modeles, për shkak të komenteve negative që lidhen me ‘look-un’ e saj. Së fundmi Gigi ka pozuar për një set fotografik pranë një vendi bregdetar, ku kishte takuar anëtarë të një familje, të cilët i kishin kërkuar të bënin disa foto me të. Pavarësisht se kishte ndenjur 12 orë në diell dhe kishte pozuar me një paruke, Gigi kishte pranuar.

Siç duket tashmë ajo është penduar për këtë akt mirësjellje për shkak se dikush nga familjarët ka postuar fotot në ‘Twitter’ ku modelja nuk duhet në gjendjen më të mirë të saj.

Për këtë arsye ajo është kthyer ashpër ndjekësit në “Tëwtter” dhe ka reaguar keq. “Jam e zhgënjyer që ka njerëz si ty që funksionojnë në një nivel inteligjence që nuk shikojnë eksperiencën e këndshme që unë pata me familjen tënde, por e kthen në një eksperiencë negative.

Mesazhet e tua nuk më bëjnë mua vajzë të shëmtuar, por të bëjnë ty”, – ka shkruar modelja. Gigi Hadid ka zbuluar edhe gjatë një interviste pyetje-përgjigje me ndjekësit në “Twitter” se i kushton shumë rëndësi ndershëmrisë dhe principeve morale.