VDES FOSHNJA/ Nëna e lë 12 orë në karrocë ndërsa pinte kanabis – AlpeGossip
VDES FOSHNJA/ Nëna e lë 12 orë në karrocë ndërsa pinte kanabis

VDES FOSHNJA/ Nëna e lë 12 orë në karrocë ndërsa pinte kanabis

Një foshnje vdiq pasi u la i lidhur në një karrocë për 12 orë nën batanije, ndërsa nëna e tij pinte kanabis.

Djali 3 muajsh u vendos në karrocë dhe mbulua me batanije të trasha ndërsa po flinte gjumë në shtëpinë e tij në Rochdale, Greater Manchester.

Por u gjet pa ndjenja në orën 11:00 të ditës tjetër me batanijen mbi kokë.

Ai u dërgua në spital pasi pësoi arrest kardiak por vdiq vetëm pak orë më vonë.

Pas një hetimi u zbulua se nëna e foshnjes, e cila ka edhe dy fëmijë të tjerë, konsumoi drogë ndërsa ai flinte.

Gjithashtu gruaja e la djalin brenda në shtëpi vetëm nga ora 01:00 deri në orën 02:00 të mëngjesit.

Hetimi penal për vdekjen e foshnjes në shtator 2017 është ende në vazhdim.

Nëna raportohet se piu kokainë dhe kanabis gjatë kohës që ishte shtatzënë me djalin e quajtur si ‘Child E’.