Prej 11 vite të lidhur, këngëtari shqiptar i bën dedikimin më të bukur partneres: Je pjesa më e bukur e… (FOTO) – AlpeGossip
Prej 11 vite të lidhur, këngëtari shqiptar i bën dedikimin më të bukur partneres: Je pjesa më e bukur e… (FOTO)

Prej 11 vite të lidhur, këngëtari shqiptar i bën dedikimin më të bukur partneres: Je pjesa më e bukur e… (FOTO)

“Produkt 28” është një prej grupeve më të njohur të muzikës, të cilët me këngët e tyre rrëmbyen disa vite më parë zemrat e publikut shqiptar. Megjithëse ende preferohen nga publiku, djemtë nuk kanë sjellë më bashkëpunime të reja mes tyre.

Njëri prej antarëve të grupit, Alban Kondi, ka tërhequr ditën e sotme vëmendjen e të gjithë ndjekësve të tij në Instagram. Nëpërmjet një postimi, ai ka uruar për ditëlindje bashkëshorten e tij, Eneida Zalli.

“Une dhe ti ja filluam si sot para 11 viteve. Atëherë ishim dy, sot jemi tre, neser….Ti je pjesa më bukur e ditëve të mia. Të dua”- janë fjalët emocionuese që ka shkruar këngëtari në foton me bashkëshorten dhe djalin e tyre.