JU DUHEN VETËM 5 MINUTA/ Ja si ta realizoni bishtin më të famshëm të flokëve (FOTOT) – AlpeGossip
JU DUHEN VETËM 5 MINUTA/ Ja si ta realizoni bishtin më të famshëm të flokëve (FOTOT)

JU DUHEN VETËM 5 MINUTA/ Ja si ta realizoni bishtin më të famshëm të flokëve (FOTOT)

Bishti i flokëve më i famshëm për momentin në Instagram është ky! Duket si një model flokësh që mund t’ja shihnim fare mirë Carrie Bradshaë tek Sex and the City.

Si ta realizoni bishtin më të famshëm të flokëve

Si ta realizoni bishtin më të famshëm të flokëve

 

Në fakt është thjesht një bisht klasik, por i përditësuar dhe ngjan i guximshëm, modern dhe shumë stil! Nuk ka asnjë shans të dilni nëpër qytet me flokët e kapura kështu dhe t’i shpëtoni syve të njerëzve, prandaj do të bëni mirë nëse mësoni si realizohet një kapje e tillë.

Eshtë fare e thjeshtë dhe ju zgjidh punë në ditë të këqija flokësh. Fillimisht kapni flokët bisht si normalisht, por sigurohuni që bishti të jetë mjaftueshëm i tendosur. Pak centimetra poshtë kapjes së parë, krijoni “flluskën” e parë të flokëved dhe kapeni me një llastik të vogël. Të njëjtin veprim përsëriteni deri në fund të bishtit.

Për të krijuar një look edhe më të pastër dhe pa fije flokësh që shpërhapen papritur, mund të përdorni një spray fiksues. Nëse keni ende nevojë për frymëzim, hidhini një sy fotove më poshtë

Nëse doni diçka më ekstra, eksperimentoni me dizajner e kapseve.