Letra e një të burgosuri në Tiranë: Në tasin ku hamë ushqim, kryejmë dhe nevojat personale – AlpeGossip
Letra e një të burgosuri në Tiranë: Në tasin ku hamë ushqim, kryejmë dhe nevojat personale

Letra e një të burgosuri në Tiranë: Në tasin ku hamë ushqim, kryejmë dhe nevojat personale

Historiani Kastriot Dervishi ka postuar në Facebook-un e tij letrën e një të burgosuri që vuante dënimin në qelitë e burgut numër 2 në Tiranë (sot tek rruga “Mine Peza).
Në letrën, e cila daton e vitit 1956, i burgosuri shkruan kushtet e vështira të jetesës në të cilat vuanin dënimin.

I burgosuri Petraq Ç. shkruan se gaveta ose tasi që përdorej për të ngrënë ushqimin kishte dhe funksione të tjera.

Petraqi shkruan:

Nevojat personale i bëjmë në gavetën ku hamë ushqimin, pasi nuk na lejojnë të dalim nga dhoma e vogël, në të cilën ndodhemi 50 veta që flejmë si sardelet”.
Kastriot Dershivi shkruan në Facebook-un e tij:

1956/Letra e të dënuarit për dhomën e burgut dhe funksionet e gavetës. Një informacion për burgun nr.2 të Tiranës (sot te rruga “Mine Peza”) i vitit 1956. Një i dënuar ankohet për kushtet e vështira të jetesës, si fjetjen në një dhomës të 50 personave, si dhe e mosdhënies së kushteve me fillestare të jetesës. Në letrën e gjatë flet edhe për mënyrën e kryerjes së nevojave personale. Gaveta, një lloj ene alumini që shërbente për ushqimin vetjak, sipas këtij tregimi përdorej edhe për funksione të tjera. Letra dyfaqëshe me shkrim dore është përmbledhur në tekstin bashkëlidhur. Kur në Tiranë ishin të tilla kushte, përfytyroni si mund të ishin ato jashtë kryeqytetit.