Visjan Ukcenaj është një prej aktorëve më të njohur të humorit shqiptar, i cili ka vetëm pak kohë që është bërë baba. Me 3 shtator, ai dhe bashkëshortja e tij Jona kanë mirëpritur në jetë vogëlushin Divin.
Në intervistën e tij për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, Visjan Ukcenaj ka zbuluar se si i ka ndryshuar jeta që kur është bërë baba. Ndër të tjera, aktori i ka bërë një dedikim shumë të veçantë vogëlushit, që do ta mbajë përjetësisht me vete.
“Unë kam ndryshuar komplet si njeri. Të ndryshosh si njeri, nuk është kollaj dhe vetëm krijesa jote, fëmija jot të bën të ndryshosh. Më ka bërë njeri më të mirë me thënë të drejtën, më ka bërë më të durueshëm, nuk i jap rëndësi gjërave që nuk kanë rëndësi. Tashmë vetëm një gjë ka rëndësi në jetën time, im bir. Madje kam bërë dhe një tatuazh pasi lindi, kam bërë një dedikim për të që do të thotë: I kërkova zotit një mrekulli dhe ai më solli tim bir!”, u shpreh aktori.