TË DASHURËN E PARË E BLEU E JA LA DIKUJT TJETËR/ Aktori shqiptar habit me rrëfimin e tij (VIDEO) – AlpeGossip
TË DASHURËN E PARË E BLEU E JA LA DIKUJT TJETËR/ Aktori shqiptar habit me rrëfimin e tij (VIDEO)

TË DASHURËN E PARË E BLEU E JA LA DIKUJT TJETËR/ Aktori shqiptar habit me rrëfimin e tij (VIDEO)

Aktori i njohur i filmit “Beni ecën vetë”, Herion Mustafaraj, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Soiree” në Top Channel, ku gjatë bisedës në studio ka rrëfyer historinë e tij të vjetër me të ashtuquajturën e dashura e tij e parë.

Aktori rrëfen se në atë kohë i kishte rënë në duar një foto e një femre të zhveshur nudo, të cilën e kishte blerë për 100 lekë dhe më pas e kishte shitur, duke kaluar dorë më dorë në shkollë derisa ishte kthyer sërish tek ai.

“Unë kisha një shok, që babain e kishte shofer që dilte jashtë shteti. Atë kohë ai kishte futur një fotografi të një femre nudo. Thjesht një femër nudo.

Vjen një ditë në shkollë dhe më thotë, shikoje çfarë kam. Unë sa e pashë thashë me vete, mos, kjo është imja. Kjo është imja, do e blej vëllai jot.

E bleva për 100 lekë, atë kohë i thonë 100 dollarë. Ajo ishte gocë e mirë, pa fjalë. E mbajta, e palosa e bëra të vogël dhe u mërzita.

E shita pastaj për 500 lekë dhe ajo shkoi rreth e rrotull gjithë shkollës dhe kur më erdhi mua, më erdhi në gjendje shumë të keqe. Kur më erdhi mua ishte palosur e palosur dhe kur e hapa, shoh dashnoren time të parë.

Ishte bërë e shkreta, s’i dukej asgjë, ishte bërë viza-viza. Pastaj e bleva prap për 30 lek dhe ja dhashë ushtarit që qëndront tek piramida që po ndërtohej, derisa ne çunat bënim xhiro në piramidë.”- ka rrëfyer Herioni.