PUBLIKOHEN PAMJET/ Ja shtëpia moderne ku bashkëjetojnë Fatma dhe Alfio (FOTO) – AlpeGossip
PUBLIKOHEN PAMJET/ Ja shtëpia moderne ku bashkëjetojnë Fatma dhe Alfio (FOTO)

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ja shtëpia moderne ku bashkëjetojnë Fatma dhe Alfio (FOTO)

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë një prej çifteve më të përfolur të momentit në showbizin shqiptar, të cilët vetëm disa ditë më parë pranuan hapur lidhjen e tyre, e cila kishte nisur që prej dy vitesh.

Së fundmi, gjatë një interviste Fatma rrëfeu se ata po bashkëjetonin dhe për të gjithë kureshtarët, pamjet e shtëpisë së çiftit i ka publikuar vetë Alfio në Instastoryn e tij.

Ai ka filmuar kuzhinën ku shihen në tavan tollumbacet në formë zemre të suprizës së Fatmës, e cila një ditë më parë e befasoi partnerin me një super motorr.

Ndërsa në një tjetër foto të Alfios, i cili është duke punuar në kompjuter, shfaqet një cep i kuzhinës ku mbizotëron ngjyra e bardhë.