DARKA E LUIZIT ME TEAN/ Pse Kiara shkon papritur në dhomën e tyre? – AlpeGossip
DARKA E LUIZIT ME TEAN/ Pse Kiara shkon papritur në dhomën e tyre?

DARKA E LUIZIT ME TEAN/ Pse Kiara shkon papritur në dhomën e tyre?

Luiz Ejlli dhe Tea Trifoni u shpallën nga publiku fituesit e “Talent Show” që u mbajt në “Big Brother VIP”. Si pasojë, dy banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri morën shpërblim.

Mbrëmë ata kanë darkuar së bashku, ku patën mundësi edhe të bisedonin së bashku në lidhje me njëri-tjetrin dhe lojën që po bëjnë aty brenda.

Por para se të nisnin të bisedonin, Luizi tenton që të hapë shishen e verës, por nuk ia doli dot. Për këtë arsye, Vëllai i Madh dërgoi Kiara Titon me një verë në dorë dhe ua shërbeu të dyve.

Si Tea ashtu edhe Luizi u habitën kur panë moderatorën aty dhe vendosën që ta ftonin që t’u bashkohej. Por Kiara refuzoi, duke thënë se kishte shumë punë, po mund ta thërrisnin nëse kishin nevojë për ndonjë gjë tjetër.