KUSH ËSHTË INFLUENCËR? Tema që ndezi debat mes katër finalistëve – AlpeGossip
KUSH ËSHTË INFLUENCËR? Tema që ndezi debat mes katër finalistëve

KUSH ËSHTË INFLUENCËR? Tema që ndezi debat mes katër finalistëve

Gjatë ditës së djeshme, Vëllai i Madh u ka dhënë katër finalistëve një sfidë të re, në mënyrë që të rrisnin shumën e çmimit të madh.

Ata kanë nisur të numërojnë puthjet që janë dhënë në shtëpi si dhe numrin e zarfeve të zinj që kanë hyrë në këtë edicion.

Më pas finalistët kanë ndarë të gjithë ish-banorët sipas profesionit të tyre.

“Kush nga banorët është influencer?”, ishte kjo pyetja që ngjalli një debat mes katër finalistëve.

Efi Dhedhes u shpreh se të gjitha vajzat që kanë qenë në shtëpi mund të quhen të tilla, pasi e përdorin “Instagram”-in për punë dhe se janë personazhe publike që kanë dalë në ekran, ndaj e kanë influencën në publik.

Por Luiz Ejlli nuk ka qenë dakord me këtë pasi sipas tij, asnjë nuk e ka primare të qënurin ‘influencues’.