Teksa ishte i ftuar në emisionin “Gjesi”, aktori i njohur Sevdai Radogoshi, ka rrëfyer ndër të tjera një histori me dy bashkëpuntoret e tij disa kohë më parë, këngëtaret Adelina Ismaili dhe Bleona Qereti.
Kur aktori i ka ftuar dy vajzat në aktrim, ato i kanë thënë se s’dinin të luanin. Megjithatë, në dallim nga muzika, Radogoshi mendon se Bleona dhe Adelina në aktrim janë tepër të zonjat.
“Kur e kam thirur Adelinën për të luajtur kur ka qenë e re, më ka thënë “xhaxhi Sevdai, unë s’di të luaj”. Unë i thoja “Jo zemra ime, ti me këndu nuk di, se me lujt di shumë mirë”. Ashtu i kam thanë edhe Bleona Qerretit.”- ka rrëfyer aktori.