NUK DUHET HUMBUR/ Momenti kur Elvana zgjedh fustanin e nusërisë në “2 gisht mjaltë” – AlpeGossip
NUK DUHET HUMBUR/ Momenti kur Elvana zgjedh fustanin e nusërisë në “2 gisht mjaltë”

NUK DUHET HUMBUR/ Momenti kur Elvana zgjedh fustanin e nusërisë në “2 gisht mjaltë”

Në datën 28 mars në të gjitha kinematë u publikua filmi i shumëpritur nga publiku ‘2 gisht mjaltë’. Kinematë kanë qenë të tejmbushura këto ditë dhe ‘2 gisht mjaltë’ është kthyer në një ndër filmat më të ndjekur në kinematë shqiptare.Siç u mësua pak ditë më parë janë shitur plotë 27,420 bileta për vetëm 3 ditë dhe “2 gisht mjaltë” ka mposhtur kështu edhe filmin e famshëm “Fast & Furious” i cili shiti 25,000 bileta në 90 ditë.

Megjithatë në rrjetet sociale vet Ermali, por edhe aktorët e tjerë kanë publikuar disa pjesë të shkëputura nga filmi që kanë shkrirë së qeshuri të gjithë ata që nuk e kanë ndjekur ende në kinema.

Pak më parë ka qenë faqja e Ami Event ajo që ka publikuar një pjesë të shkëputur nga ambientet e dyqaneve ku Elvana Gjata ( në rolin e Emës) dhe Ermali (në rolin e Ervini), shfaqen duke zgjedhur fustanin e dasmës.