Dashje pa dashje, Linda Rei është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara në median online.
Jeta e saj shkakton kuriozitet tek fansat e saj dhe ngjall polemika tek përdoruesit e rrjeteve sociale.
Në një foto të fundit të postuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, duket Papa Françesku pas një dere me xham duke parë në drejtim të kamerës.
Make up artistja e ka shoqëruar më pas foton me një tjetër pasardhëse ku shkruan:
“Ju përshëndet të gjithë Franceso”.
Nuk dihet nëse fotoja është e vërtetë apo thjesht një montazh por duket goxha reale.