Fotot e reja të Xhensila Myrtezajt shtatzënë, këngëtarja shfaqet e transformuar – AlpeGossip
Fotot e reja të Xhensila Myrtezajt shtatzënë, këngëtarja shfaqet e transformuar

Fotot e reja të Xhensila Myrtezajt shtatzënë, këngëtarja shfaqet e transformuar

Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të talentuara, por edhe më të bukura të skenës shqiptare. Gjithashtu, së bashku me Bes Kallakun janë çifti i momentit, shumë të pëlqyer dhe shumë të ndjekur në rrjetet sociale.

 

Lajmi i shtatzënisë së Xhensilës, i publikuar pak javë më parë nga “Panorama Plus”, krijoi mjaft konfuzion në publik. Madje, shumë portale nxituan edhe ta përgënjeshtronin.

 

Vetë Xhensila nuk ka pranuar ta pohojë vërtetësinë e lajmit, madje ka bërë edhe ironi në “Instagram”. Thuhej, se lajmin donte ta ruante ekskluziv për ndonjë program televiziv, por as te programi i Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur”, nuk e tha.

Tani thonë që e ka ruajtur për programin e Alketa Vejsiut “Në kurtthin e Piter Panit”. Ndërkohë, paparazzi ynë e ka fotografuar katër ditë më parë, ku Xhensila tashmë ka marrë trajtën e një gruaje shtatzënë, por përsëri duket shumë e bukur.