“SA KEQ MË VJEN”/ Rita Ora e “mërzitur”: Isha në tualet kur Will Smith goditi komendianin – AlpeGossip
“SA KEQ MË VJEN”/ Rita Ora e “mërzitur”: Isha në tualet kur Will Smith goditi komendianin

“SA KEQ MË VJEN”/ Rita Ora e “mërzitur”: Isha në tualet kur Will Smith goditi komendianin

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, është shprehur e mërzitur që nuk ishte prezentë në sallë, në momentin kur aktori Will Smith goditi me shpullë komedianin, Chris Rock, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”.

Ajo u shpreh se i vjen keq që nuk ishte në atë moment aty për të parë atë që ka ndodhur.

“Në atë moment më është dashur të shkoj në tualet, gjë për të cilën jam shumë e mërzitur! Pas kthimit pasi pashë fytyrat e të ftuarve të tjerë, unë thashë: “Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh?”, deklaroi Rita.

Këngëtarja ishte pjesëmarrëse në ceremoni, bashkë me të dashurin e saj, regjisorin hollivudian, Taika Waititi. Dyshja kanë tërhequr vëmendje, pasi në tapetin e kuq, gjatë kohës që Ora po pozonte, partneri u kujdes për fustanin e saj para fotografëve.