E dini arsyen pse kopsat e këmishës te femrat janë në anën e majtë dhe te meshkujt në të djathtë? – AlpeGossip
E dini arsyen pse kopsat e këmishës te femrat janë në anën e majtë dhe te meshkujt në të djathtë?

E dini arsyen pse kopsat e këmishës te femrat janë në anën e majtë dhe te meshkujt në të djathtë?

Një mister i vjetër në dizajnin e veshjeve janë kopsat e këmishës te femrat dhe meshkujt në anë të ndryshme. Kopsat e meshkujve janë në të djathtë, kurse të femrave në të majtë. Më poshtë do të shikoni listën e disa prej përgjigjeve, që të shuani kuriozitetin rreth këtij misteri.

1-Për shkak të ushqyerjes me gji. Një teori thotë se shumica e femrave i mbajnë fëmijët në krahun e majtë në kohën që u japin gji dhe duke vendosur kopsat në të majtë është më e lehtë hapja e këmishës në këtë rast.

2-Për shkak të kalërimit. Gratë hipnin në shalë nga ana e djathtë dhe butonat e këmishës viheshin në krah të majtë që të mos ndihej flladi i erës në trup.

3-Gratë e shtresës borgjeze nuk visheshin vetë, por ndihmoheshin nga shërbëtoret dhe kopsat në anën e majtë e bënin më të thjeshtë veshjen e tyre.

4-Njerëzit donin të imitonin rrobat e grave të pasura dhe i vinin kopsat në anë të majtë.