ZBULON GJININ E BEBIT/ Noçja e “Big Brother” publikon foton me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
ZBULON GJININ E  BEBIT/ Noçja e “Big Brother” publikon foton me barkun e rrumbullakosur

ZBULON GJININ E BEBIT/ Noçja e “Big Brother” publikon foton me barkun e rrumbullakosur

Najada Konomi, ose e njohur nga publiku si Noçja, ka qenë një ndër personazhet që ka spikatur më shumë në edicionin e parë të “Big Brother”.

Së fundmi  ajo është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Najada është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në “Instagram” një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe me një paletë ngjyrash në duar. Krah fotos ajo ka zbuluar gjinine bebit dhe i ka dedikuar disa fjalë mjaftë të ëmbla.

Të rrisësh një fëmijë është një sipërmarrje kreative, art më shumë se shkencë. Tani barku im është po aq madhështor sa dhe zemra ime. Vogëlushja ime ti më jep shumë arsye për të buzëqeshur çdo ditë”.