PASI PA GAZIN/ Rezart Veleshnja vendos të martohet, por ka një kërkesë për Amin (VIDEO) – AlpeGossip
PASI PA GAZIN/ Rezart Veleshnja vendos të martohet, por ka një kërkesë për Amin (VIDEO)

PASI PA GAZIN/ Rezart Veleshnja vendos të martohet, por ka një kërkesë për Amin (VIDEO)

Nëse aktori Reazart Veleshnja vendos të martohet, dasmën do ta ketë falas.

Të paktën kështu i premtoi Ermal Mamaqi mikut të tij, gjatë mbrëmjes së sotme ku ishin të ftuar në dasmën e Gaz Pajës dhe Ira Seferit.

Rezarti e pyeti Ermalin dhe Amin live nëse ata do t’i heqin shpenzimet e dasmës dhe ata pranuan direkt.

E vetmja gjë që i mbeti Rezartit të bëjë është të kërkojë nusen!

Epo paska pak si shumë punë apo jo!

“Ermal Mamaqi do të bëjë një deklaratë. Nëse unë bëj dasmën Ermal çfarë do bësh ti?”, e pyet Rezarti moderatorin.

“Në momentin që Rezart Veleshnja bën dasmën e ka të gjithën falas.”, dëgjohet të thotë Ermali.

“Ami , a je dakord?”, e pyet aktori moderatoren.

“Jam shumë dakord për ty çdo gjë”, ja kthen Ami.

“Kështu që ejani vajza martohuni me mua sa më shpejt se dasma është falas”, ka përfunduar Rezarti.