KUJDES! Ky është pozicioni më i rrezikshëm në seks! Burrit i bëjnë operacion pasi “theu” penisin gjatë aktit – AlpeGossip
KUJDES! Ky është pozicioni më i rrezikshëm në seks! Burrit i bëjnë operacion pasi “theu” penisin gjatë aktit

KUJDES! Ky është pozicioni më i rrezikshëm në seks! Burrit i bëjnë operacion pasi “theu” penisin gjatë aktit

Një burrë indonezian iu desh t’i nënshtrohej operacionit urgjent pasi kishte “thyer” penisin e tij.

Sipas mediave të huaja 37-vjeçarit i ndodhi kjo gjë gjatë kryerjes së një pozicioni të rrezikshëm seksual, që e la atë me ënjtje penisi si “patëllxhan”.

Lajmi u botua së fundmi në revistën “Urology Case Reports”.

Aksidenti i frikshëm ndodhi teksa 37-vjeçari i paidentifikuar raportohet se po kryente marrëdhënie në pozicionin ku gruaja qëndron sipër me kurriz nga partneri i saj.

Thuhet se mjekët gjithashtu i kërkuan burrit t’i nënshtrohej një “testi të ereksionit artificial” për të siguruar që burrëria e tij nuk ishte përkulur në një mënyrë jonormale.

Pas procedurës ai ishte në gjendje të shkonte në shtëpi me një kateter, por disa javë më vonë u tha se ishte “në formë të mirë” dhe ai mund të kishte një ereksion dhe të urinonte pa asnjë problem.

Sipas doktorit të TikTok, Dr. Karan Raj, kjo është poza e kënaqësisë “më e rrezikshme në botë”, përgjegjëse për 50% të frakturave. Gjërat shkuan keq pasi burri papritmas dëgjoi një tingull të fortë kërcitjeje.

Ndërkohë që rrevista Urology Case Reports shkruan se meshkujt gjithashtu mund të thyejnë penisin e tyre kur masturbohen ose nëse kthehen në shtrat në një kënd veçanërisht të çuditshëm.