Këngëtarja e njohur Eva Simons është bërë nënë për herë të parë me datë 1 Mars. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Eva ka publikuar së fundmi një foto të vogëlushes, të cilës i kanë vendosur emrin Rosie Nova, duke thënë se ka lindur pas tre ditësh të vështira.
“Tre ditë që dukej se do zgjasin përgjithmonë dhe pikërisht kur mendova se nuk do t’ia dilnim, Zoti kishte një plan tjetër. Çfarë ekipi i madh specialistësh rreth nesh. Ne ishim të bekuar që i kishim ata atje në këtë moment kritik në jetën tonë. Vajza ime e ëmbël, Rosie Nova, ti je tashmë gjëja më e mirë që na ka ndodhur. Faleminderit që më zgjodhe mua si nënën tënde”, ka shkruar ajo.