Data 16 maj do të përkojë me koncertin recital të 4 divave të vërteta të muzikës shqiptare.
Irma Libohova, Besa Kokëdhima, Eneda Tarifa dhe Rovena Dilo do të vijnë sëbashku në një koncert live duke na sjellë repertorin e tyre me të cilin jemi rritur.
Lajmin për koncertin e ka dhënë vetë këngëtarja Irma Libohova,e cila ka shkruar në rrjete sociale:
“Për herë të parë Irma, Rovena, Eneda dhe Besa vijnë në një recital madhështor Live! Një udhëtim magjik ndër vite me hitet më të njohura, në shoqërimin e orkestrës simfonike, nën drejtimin e Elton Dedës. Performancat më moderne e artistike do ju rrëmbejnë mbrëmjen e 16 Maj, Ora 20:00. “Divas Live” në Pallatin e Kongreseve”- përfundon Irma në rrjete sociale.