Prej kohësh Jonida Maliqi po shijon jetën si beqare dhe deri më tani ndihet shumë mirë vetëm. Prej ditësh ajo është arratisur për pushime me familjen e saj, prindërit dhe djalin e saj, Dani.
Në një intervistë për “Pushime On Top” ajo u shpreh se pushimet me familjen janë më të mirat.
“Pushimet më të mira janë me familjen. Unë gjithmonë kam pushuar me familjen. Pushime me goca, pushime dyshe jo. Treshe e lart, katërshe, (qesh) mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri. Në fakt mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm. Kam nevojë t’i shijoj vetëm”, u shpreh Jonida.