Dorina Mema ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të sqaruar deklaratën e saj të fundit, në të cilën u shpreh se seksi është më i shpifuri, pasi ngatërron marrëdhëniet njerëzore.
Dorina e dha një përgjigje edhe për të gjithë ata që shpesh ngrenë pyetje rreth postimeve të shumta dhe jetës luksoze në Dubai, duke sqaruar se atje ka familjen e dytë, një nënë jo biologjikë që e do dhe i fal gjithnjë dashuri.
Ajo gjithashtu theksoi se në jetë ka patur fat dhe vullnet për t’ia dalë mbanë vet pa ndihmën e askujt, edhe pse fillimet s’ kanë qenë aspak të lehta.
“A e keni vënë re që disa njerëz ecin më engjëj dhe nuk ecin vetëm… unë kam 7 engjëj. Unë mund të realizoj çfarë të dua se në momentin që njeriu që është i pastër, hapet qielli dhe dëgjohet lutja”, tha ajo, duke lënë të kuptohet që besimi dhe fati e kanë ndihmuar të jetë këtu ku është sot.