Elvana Gjata zbulon detaje nga koncerti: Ndiq dritën por mos harro kurrë rrënjët (VIDEO) – AlpeGossip
Elvana Gjata zbulon detaje nga koncerti: Ndiq dritën por mos harro kurrë rrënjët (VIDEO)

Elvana Gjata zbulon detaje nga koncerti: Ndiq dritën por mos harro kurrë rrënjët (VIDEO)

Koncerti që mbajti Elvana Gjata më 3 shkurt u komentua shumë në media. Ishin vetëm 100 të ftuar, të cilët ishin përzgjedhur nga këngëtarja, dhe ajo mbajti një koncert me këngët e saj të reja, për të cilin nuk foli shumë. Detaje nga ky koncert u zbuluan nga fotot e të ftuarve, ku të jepte përshtypjen e një mbrëmjeje fine, dhe plot me emocione. Albumi i titulluar “3”, u këndua nga Elvana për 100 të ftuarit, ndërsa vetë këngëtarja e anë të një postimi ka lajmëruar publikun se koncertin e plotë mund ta ndjekin më 10 shkurt, në “Top Channel”.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një video në Instagram, që nis me muzikë të qetë, ndërsa këngëtarja shfaqet me kurriz, vijon me një efekt disi misterioz.

“Ndiq dritën, por mos harro kurrë rrënjët…” këto janë fjalët që thotë Elvana.