Sot e ka mik, por dikur i mbylli derën në fytyrë: Arbana Osmani rrëfen si e përzunë nga Top Albania – AlpeGossip
Sot e ka mik, por dikur i mbylli derën në fytyrë: Arbana Osmani rrëfen si e përzunë nga Top Albania

Sot e ka mik, por dikur i mbylli derën në fytyrë: Arbana Osmani rrëfen si e përzunë nga Top Albania

Më 14 shkurt, në ditën e Shën Valentinit, “Top Albania Radio” festoi ditëlindjen e sja të 20-të dhe të ftuar në festën gjigante sigurisht kanë qenë edhe disa prej emrave më të famshëm që kanë kontribuuar në suksesin e radios ndër vite. Një prej tyre ka qenë edhe Arbana Osmani.

 

Ndonëse sot ajo ëhstë një prej moderatoreve më të dashura të publikut shqiptar, një një inetrvistë për “Pop Culture”, Osmani ka rrëfyer se edhe asaj ia kanë mbyllur dikur derën në fytyrë dhe pikërisht ai që sot është një prej miqve të saj më të mirë.

“Kujtova atë ditë, kur pa më thënë asnjeri asgjë, unë thjesht e kisha dëgjuar te radio, trokita te dera e radios, doli Bojkeni dhe i thashë: ‘A keni nevojë për prezantuese?’ Më tha: ‘Jo, s’kemi.’ Ma mbylli derën.”-rrëfeu Arbana.

“Pastaj, 6 muaj më vonë, u bë një audicion, sepse kishin nevojë për prezantuese, dhe unë fitova audicionin. Por herën e parë më është mbyllur dera.”-u shpreh moderatorja e famshme.