E lodhur dhe me rrathë poshtë syve, Valbona Selimllari fotografohet pa pikë grimi – AlpeGossip
E lodhur dhe me rrathë poshtë syve, Valbona Selimllari fotografohet pa pikë grimi

E lodhur dhe me rrathë poshtë syve, Valbona Selimllari fotografohet pa pikë grimi

Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari mbetet ikonë e bukurisë shqiptare dhe ndër personazhet më të dashura nga publiku. E shumë komentuar në media e rrjete sociale si për anën profesionale, ashtu edhe për atë private. Valbonën e shohim gjithnjë të kuruar deri në detaje, ashtu siç kërkon ekrani, por së fundmi Missi është fotografuar pa pikë grimi teksa ecte në rrugë.

Në foton e publikuar nga “Panorama plus”, Valbona shfaqet paksa e lodhur, me rrathë poshtë syve, por ndonëse pa makeup, lëkura e saj duket në formë dhe e shëndetshme.

Valbona shihet të jetë veshur me pantallona të gjera, bluzë, xhaketë e atlete, larg fustaneve e takave që e shohim në ekran.