ALKETA VEJSIUT I NDODH E PAPRITURA/ Moderatorja tregon që e la makina në mes të rrugës… – AlpeGossip
ALKETA VEJSIUT I NDODH E PAPRITURA/ Moderatorja tregon që e la makina në mes të rrugës…

ALKETA VEJSIUT I NDODH E PAPRITURA/ Moderatorja tregon që e la makina në mes të rrugës…

Gjatë ditës së sotme moderatores shqiptare, Alketa Vejsiut i ka ndodhur një ngjarje jo fort e këndshme, por edhe gazmore në të njëjtën kohë.

Teksa ka qenë rrugës për në audicionet e emisonit ‘’Në Kurthin e Piter Pan’’, moderatores i ka mbaruar karburanti i makinës. Alketa nuk ka hezituar ta ndaj këtë ngjarje me ndjekësit e saj në ‘’Instagram’’.

‘’Kur të lë makina në mes të autostradës kur ke harruar t’i hedhësh naftë. Edhe shkon e merr naftën me bidon’’, ka treguar moderatorja në videon e postuar.

Sakaq, Vejsiu ka ndarë një tjetër postim në ‘’InstaStory’’ ku ka treguar me detaje të gjithë ngjarjen e ndodhur dhe se këtë situatë e ka marrë me plot sportivitet

‘’ Më la makina në rrugë se kisha harruar t’i hidhja karburant. U nisa që ta furnizoja dhe ngela në mes të rrugës, më saktë në anën tjetër të autostradës. Karburantin e shoh por duhet të kapërcej autostradën. Jetë e komplikuar. Jeta është qejf. Po ky njeriu i mirë ma zqjidhi me bidon. 10 minuta vonesë në audicionet e Piterit’’, ka shkruar ajo.