Top Channel ka nisur prej kohësh puna për edicionin e dytë të “Big Brother VIP”. Tashmë është mësuar dhe data e fillimit të këtij spektakli, që është më 24 dhjetor dhe ajo që dimë është se do të jetë një spektakël i vërtetë, që ashtu si vitin e kaluar pritet të thyejë çdo rekord shikueshmërie.
Ashtu si edicionin e kaluar edhe këtë vit moderatorja do të jetë Arbana Osmani, gjë e cila është konfirmuar prej kohësh. Duket se ende po vazhdojnë përgatitjet e fundit dhe përfundimi i ambjenteve të shtëpisë dhe studios e këtë na e ka treguar vetë Arbana me anë të disa videove të postuara në Instastory.
Na mbetet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar çdo copëz të këtij ‘puzzle’-i dhe të ‘fiksohemi’ sërish pas këtij ‘reality show’ me përmasa gjigante. Vetë moderatorja Arbana Osmani e ftuar një muaj më parë në “Wake Up” ka zbuluar pak detaje lidhur me “Big Brother VIP”, ku ka thënë: