Mimi Kodheli dhe lidhjet e saj me tre burrat më të rëndësishëm të jetës: Im shoq, çuni më i bukur i lagjes dhe… – AlpeGossip
Mimi Kodheli dhe lidhjet e saj me tre burrat më të rëndësishëm të jetës: Im shoq, çuni më i bukur i lagjes dhe…

Mimi Kodheli dhe lidhjet e saj me tre burrat më të rëndësishëm të jetës: Im shoq, çuni më i bukur i lagjes dhe…

E ftuar tek Rudina, Mimi Kodheli, siç nuk bën shpesh foli për gjithë familjen e saj. Foli për babain, bashkëshortin dhe djalin e vetëm.

Kur Rudina e pyeti se ç`mund të thoshte për të shoqin, Mimi iu përgjigj: “Ç`të them? Leka ishte çuni më i bukur i rrugës Durrësit, punonim gati në të njëjtin institucion. Në postë telekomunikacion. Jetonim edhe në të njëjtën zonë, por nuk ishim parë. Kishim ndjekur gjimnaze të ndryshme. Se Leka është 7 vite më i madh. Unë isha 22 vjeçe. Atij i kishte bërë përshtypje emri im”.

Kurse Mikeli djali i vetëm i Mimit, tashmë i rritur, u bë një njëfarë mënyre pjesë e programit. Me shumë sens humori, përpos përshëndetje, i sugjeroi të gjitha nënave shqiptare t`u kushtojnë më pak vëmendje fëmijëve se do jetë më mirë për të gjithë. Dhe Mimi në fund e pranoi se nënat shqiptare janë në përgjithësi posesive, sidomos pastaj kur kanë një fëmijë.

Pjesa më interesante e programit ishte ajo ku Mimi rrëfeu ditarin që i ati mbajti që kur ajo lindi. Faqen e parë të ditarit e pamë edhe gjatë programit.

“E dashur vajza jonë Mimi. Je tani e madhe 4 muaj. Po e kemi nisur që para lindjes tënde ditarin. Po e mbajmë për të shkruar gjithë sakrica për të të bërë ty një njeri të mirë për këtë vend, që të mësosh se në jetë ton gjithmonë punëtori dhe i ndershmi”, shkruhej në faqen e parë të ditarit, që e përloti edhe pas kaq viteve Mimin.

Mimi tregoi se me të atin dhe gjyshen nga mamaje kishte pasur një lidhje të fortë, por të atin e ka humbur herët. Që kur ai ishte 54 vjeç.