Stilisti i njohur i nxjerr të palarat këngëtareve: Tuna më ka nxirë jetën, Norën e kam refuzuar – AlpeGossip
Stilisti i njohur i nxjerr të palarat këngëtareve: Tuna më ka nxirë jetën, Norën e kam refuzuar

Stilisti i njohur i nxjerr të palarat këngëtareve: Tuna më ka nxirë jetën, Norën e kam refuzuar

Ai është një prej stilistëve më të suksesshëm të momentit dhe përgjatë karrierës së tij, ka punuar me disa prej këngëtareve më të njohura të showbiz-it shqiptar.

 

Në lidhje me këto bashkëpunime, Niko Komani ka folur edhe gjatë ditës së sotme në emisionin “Wake Up”, ku ka treguar se kush ia ka nxirë jetën në punë dhe me kë ka refuzuar të punojë.

“Personazhi që ma ka nxirë jetën dhe e them sepse dhe ajo e di, është Tuna. Ajo mua më kërkon trendet e fundit, që unë t’i nuhasja para se të dilnin në revistë. Asokohe nuk kisha internetin që kemi tani dhe ka qenë tepër e vështirë. Por gjithë kjo nxirje jete mua më funksionoi në shumë gjëra të tjera.”-rrëfeu Komani.

Ndërsa përsa i përket emrave me të cilët ai nuk ka pranuar të punojë, Niko ka përmendur Nora Istrefin.

“Artistët shqiptarë kanë pak ego dhe pak sedër dhe maksimumi që mund të propozojnë është një herë ose dy. Një nga emrat ka qenë dhe Nora Istrefi që e kam refuzuar dy herë. Kam qenë i detyruar të punoj për kopertina reviste, por personalisht nuk më ka inspiruar asokohe absolutisht fare dhe do të ishte thjesht një dështim i imi, jo i saji.”-u shpreh stilisti i famshëm.