ENI KOÇI FESTON 25-VJETORIN/ Genci surprizon partneren: Vitet ikin, por bukuria jote s’do të… (FOTO) – AlpeGossip
ENI KOÇI FESTON 25-VJETORIN/ Genci surprizon partneren: Vitet ikin, por bukuria jote s’do të… (FOTO)

ENI KOÇI FESTON 25-VJETORIN/ Genci surprizon partneren: Vitet ikin, por bukuria jote s’do të… (FOTO)

Genc Prelvukaj me rastin e 25 vjetorit të lindjes së Eni Koçit e ka surprizuar partneren me buqeta me lule dhe një dedikim emocionues.  Krah fotos së Enit rrethuar me buqeta, Genci ka shkruar se ndërsa vitet kalojnë, ajo do të mbetet personi më i bukur dhe i shtrenjtë për të.

“Urime ditëlindjen dashuria ime. Uroj të kesh shumë vite jetë. Dua të jesh e lumtur çdo herë, e buzëqeshur dhe të kesh gjithçka që ke dashur dhe do në jetë. Ditët me ty, fillojnë dhe ikin sa hap e mbyll sytë, sepse çdo moment ma bën të bukur. Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe një mijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti.

Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do te shterrojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti. Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por sërish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty. Gëzuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë.“, ka shkruar ai.