Ka paguar shuma të mëdha? Gaboheni! Soni Malaj tregon përfitimet nga bashkëpunimet ndërkombëtare! (VIDEO) – AlpeGossip
Ka paguar shuma të mëdha? Gaboheni! Soni Malaj tregon përfitimet nga bashkëpunimet ndërkombëtare! (VIDEO)

Ka paguar shuma të mëdha? Gaboheni! Soni Malaj tregon përfitimet nga bashkëpunimet ndërkombëtare! (VIDEO)

Një moment shumë i artë mund të konsiderohet ky i Soni Malaj pasi vetëm në pak kohë ka publikuar bashkëpunime me artistë të suksesshëm ndërkombëtarë. E ftuar në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi, këngëtarja tregon se projektet do të vijojnë dhe se për të është shumë e rëndësishme të jetë me këmbë në tokë. Ermali e ngacmoi gjatë bisedës duke i thënë se ka zëra në Tiranë që thonë se këngëtaret tona paguajnë shuma të mëdha për të tilla bashkëpunime. Ka ndodhur edhe kështu me Sonin?

‘Jo nuk është kështu. Është totalisht e kundërta (qesh). Në fakt përqindjet i kam marrë unë më të mëdhaja, është e vërtetë’.

Duke vijuar këtë bisedë, moderatori i thotë se me siguri partneri i saj e ndihmon në aferat ekonomike ndërsa ajo jo vetëm e pohon, por pranon sa e ka ndihmuar Klevi në këtë drejtim.

A i ka thënë Soni Malaj ‘JO’ ndonjë artisti tjetër ndërkombëtar? Cilit? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 7-të intervistës në ‘Një kat më lart’.