“DËNIMI QË JU JEP DJEMVE QË S’TË KËNAQIN…?” Ronela Hajati përgjigjet troç – AlpeGossip
“DËNIMI QË JU JEP DJEMVE QË S’TË KËNAQIN…?”  Ronela Hajati përgjigjet troç

“DËNIMI QË JU JEP DJEMVE QË S’TË KËNAQIN…?” Ronela Hajati përgjigjet troç

Si rrallëherë, këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka ndarë detaje nga jeta e saj private.

Ronela Hajati ka ndarë si rrallëherë detaje nga jeta e saj private. Këngëtarja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar tek “Binjakët” ku u pyet se çfarë dënimi u jep djemve që nuk e kënaqin në një lidhje dhe ashtu siç pritej, përgjigjja e saj ishte e prerë.

“I dënoj me dëbim, pra, duke i larguar nga jeta ime!”, tha këngëtarja gjatë intervistës.

Kujtojmë që Ronela për disa vite me radhë jetoi një histori të bukur dashurie me Young Zerkën, edhe pse fjalët e thëna lart e poshtë për lidhjen e tyre nuk u konfirmuan kurrë. Megjithatë dedikimet që ata bënin për njëri-tjetrin në intervista dhe afrimiteti që shfaqnin tregonte shumë. Mirëpo pas shumë vitesh papritur marrëdhënia e tyre mori fund dhe tashmë ata ndjekin rrugë të ndara.

Edhe pse Ronela ka pranuar se është e lumtur dhe beqare, ngacmimet ndaj saj për Young Zerkën nuk kanë fund. Para pak kohësh, këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Soiree” për të folur për albumin e ri “Rron-Ela”, ku nuk munguan as pyetjet me spec në lidhje me Zerkën. Nga përgjigjet e saj, Ronela la të kupohet se mes tyre gjithçka ka marrë fund një herë e mirë dhe se ajo e ka harruar përgjithmonë ish-in.