“NUK KISHTE NDODHUR…”/ Mbajti koncertin e parë pas lehtësimit të masave, Albani tregon përjetimet – AlpeGossip
“NUK KISHTE NDODHUR…”/ Mbajti koncertin e parë pas lehtësimit të masave, Albani tregon përjetimet

“NUK KISHTE NDODHUR…”/ Mbajti koncertin e parë pas lehtësimit të masave, Albani tregon përjetimet

Alban Skënderaj është një prej artistëve shqiptarë që përgjatë këtyre viteve na ka falur art të pastër e muzikë shpirti, duke rrëmbyer kështu zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Pas një periudhe pauze për shkak të pandemisë, duket se me lehtësimin e masave, Albani është rikthyer mbrëmjeve dhe koncerteve dhe fansat kaq kanë dashur.

Në një nga postimet e fundit pas koncertit të parë të zhvilluar në Durrës, artisti u shpreh se kishte një ndjesi e çuditshme.

“Nuk kishte ndodhur të bëja një shkëputje kaq të gjatë nga skena dhe mbrëmë ishte një ndjesi disi e çuditshme por mu deshën shumë pak minuta të rigjeja sërish vetveten. Kjo edhe falë jush që erdhët dhe përcolët një super energji”, ka shkruar ai krahas videos nga koncerti.

Kujtojmë se më herët Albani ishte i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”. Përballë fëmijëve ai zbuloi shumë detaje rreth jetës së tij, ku ndër të tjera ka treguar se puna e parë që ka bërë nuk ka pasur lidhje me muzikën fare.

“Puna ime e parë, mbaj mend, kur isha i vogël, kam shitur çokollata. Më pëlqente që të kontribuoja dhe të ndihmoja familjen. Mbaj mend ishte një kaos i madh ekonomik, shumë fëmijë të lagjes shishnin paketa. Mua më pëlqente të isha pjesë, të jepja një dorë në familje.

VIDEO

Më vonë pastaj, kam bërë edhe shumë punë të tjera. Por asokohe të gjithë kështu bënin.

Puna është krenari, sa më shumë të kesh punuar, madje sa më shumë profesione të kesh bërë, aq më i pasur do të jesh. Mendoj se edhe fëmijëve është mirë që krahas mësimeve, t’ua transmetojmë kulturën e punës – të dyja së bashku”, u shpreh këngëtari.