FESTIVALI I FILMIT NË KANË/ Modelja nuk lejohet të tregojë fustanin me fytyrën e Krishtit, debat me rojen e sigurisë – AlpeGossip
FESTIVALI I FILMIT NË KANË/ Modelja nuk lejohet të tregojë fustanin me fytyrën e Krishtit, debat me rojen e sigurisë

FESTIVALI I FILMIT NË KANË/ Modelja nuk lejohet të tregojë fustanin me fytyrën e Krishtit, debat me rojen e sigurisë

Një modele u mërzit kur sigurimi në Festivalin e Filmit në Kanë u përpoq ta ndalonte të zbulonte veshjen e saj që përmbante një imazh të madh të Krishtit. Edhe pse nuk dihet shkaku i debatit, besohet se sigurimi nuk ka dashur të shkaktojë asnjë polemikë fetare.

Gruaja veshi një fustan që kishte foton e Jezu Krishtin dhe pozoi në tapetin e kuq gjatë mbërritjeve për shfaqjen e filmit jashtë konkurrencës “Le Comte de Monte-Cristo” në festivalin e filmit të mërkurën mbrëma (22 maj).

Në pamjet e publikuara, modelja duket e mërzitur kur sigurimi i festivalit tentoi t’i fshihte bishtin e fustanit dhe ajo ka reaguar ashpër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri