TA POSTOJ APO JO, VËSHTIRË PËR TA VENDOSUR? Atëherë vuani nga një Fobi! – AlpeGossip
TA POSTOJ APO JO, VËSHTIRË PËR TA VENDOSUR? Atëherë vuani nga një Fobi!

TA POSTOJ APO JO, VËSHTIRË PËR TA VENDOSUR? Atëherë vuani nga një Fobi!

Jeta është zgjedhje. Do të hash një sallatë jeshile apo do të hash një burger? Do të blesh një triko të kuqe apo do të blesh një blu?

Disa nga këto zgjedhje janë të lehta për t’u bërë, por ka edhe të tjera për të cilat duhet të marrësh kohën tënde për t’i menduar. Bota moderne na ofron shumë zgjedhje dhe mund të jetë e vështirë të zgjedhësh midis kaq shumë opsionesh. Edhe pse disa mund të përballojnë këtë mbingarkesë zgjedhjesh, të tjerët duket sikur paralizohen nga ato, madje nuk janë në gjendje të zgjedhin edhe ndër opsionet më të thjeshta. Tani, ekziston një term i ri për të përshkruar këtë paralizë: Frika nga opsionet më të mira, ose me pak fjalë ajo që njihet si FOBO.

Patrick McGinnis, autor i disa studimeve me natyra sociale, me qendër në New York, e përkufizon këtë term si “binjakun tinëzar të FOMO (frika e mungesës së diçkaje). Është një ndjesi që të mban të paralizuar dhe nuk të lejon të bësh asnjë zgjedhje, madje edhe në rast se do të ndodhë një mundësi tjetër, më optimale.”

Njerëzit që vuajnë nga FOBO kanë frikë se çdo gjë që ata zgjedhin, ka gjithmonë një shans që ata nuk po bëjnë zgjedhjen më të mirë. Sa më shumë zgjedhje të keni, aq më shumë duhet të mendoni kur përpiqeni të merrni një vendim. Njerëzit me FOBO mendojnë çfarë ndodh nëse zgjedhin diçka të gabuar ose çfarë ndodh nëse diçka më e mirë vjen përgjatë orës, ditës ose muajit kur thjesht kanë vendosur diçka tjetër?

A vuani edhe ju nga FOBO?