KJO NUK PRITEJ/ Alban Ramosaj po kërkon një vajzë që t’i thyejë zemrën dhe ta bëjë... (FOTO) - AlpeGossip
KJO NUK PRITEJ/ Alban Ramosaj po kërkon një vajzë që t’i thyejë zemrën dhe ta bëjë… (FOTO)

KJO NUK PRITEJ/ Alban Ramosaj po kërkon një vajzë që t’i thyejë zemrën dhe ta bëjë… (FOTO)

Po ju duket e çuditshme apo jo? Njësoj edhe ne, por kur mendojmë se Alban Ramosaj është një nga ata artistë që ka vendosur të mos bëjë kompromis me “komercialen” por të bëjë veç art me muzikën e tij, arrijmë të kuptojmë se ka nevojë vazhdimisht për një muzë. Dhe kush të frymëzon më shumë se sa një dashuri e pamundur apo një zemër e thyer?

Pikërisht për këtë arsye, Ramosaj ka shkruar në Instastoryin e tij se ka nevojë për një vajzë e cila do t’ja thyejë zemrën, do ta bëjë të ndizet në lot sepse vetëm kështu mund të shkruajë këngë të bukura.

Ne nuk dimë t’ja kuptojmë “hallin” sepse artista nuk jemi, ama nuk na e do mendja se ka vajzë që mund t’ja thyejë zemrën një djaloshi të ëmbël si Albani. Kështu që Alban, gjeje frymëzimin diku tjetër më mirë.