SHËN VALENTIN DHE DITËLINDJE NË NJË DITË/ Lori Hoxha sapo na tregoi me këto FOTO pamjet nga festa në shtëpi – AlpeGossip
SHËN VALENTIN DHE DITËLINDJE NË NJË DITË/ Lori Hoxha sapo na tregoi me këto FOTO pamjet nga festa në shtëpi

SHËN VALENTIN DHE DITËLINDJE NË NJË DITË/ Lori Hoxha sapo na tregoi me këto FOTO pamjet nga festa në shtëpi

Motrat Hoxha janë mjaft të njohura në Shqipëri. Lori dhe Sara janë ato që i shohim në çdo eveniment të rëndësishëm në kryeqytet, teksa janë po ashtu shumë të ndjekura në rrjetet sociale.

Lori është ndër blogeret më të njohura shqiptare dhe frymëzim për shumë vajza, kurse Sara preferohet shumë nga nënat e reja, por jo vetëm. Të dyja ndajnë shpesh foto me njëra-tjetrën, duke na dëshmuar lidhjen e ngushtë që kanë mes motrash.

Ndërsa më e vogël nga motrat, Redia është më e tërhequr, dhe nuk preferon të dalë shpesh as në foto dhe rrallëherë e shohim në festa të ndryshme, ku Sara dhe Lori marrin pjesë. Po ashtu, ajo ka një profil privat në Instagram dhe fotot e saj numërohen me gishtat e dorës në llogaritë e Sarës dhe Lorit.

Pikërisht Redia ka festuar ditëlindjen dhe Lori ka ndarë momente nga festa në llogarinë e saj në Instagram.

Familjarët e kanë mbushur shtëpinë me tollumbace të kuq në formë zemre me rastin e Shën Valentinit, si dhe i kanë përgatitur një tortë të veçantë.

 

Pavarësisht se Redias nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, të gjithë ata që e njohin thonë se ajo është një vajzë gazmore dhe shumë e dashur.

Tre motrat bukuroshe, kanë edhe një vëlla të vogël me emrin Itan, por që edhe atë e mbajnë shumë diskret, pa e publikuar shpesh në profilet e tyre në rrjetet sociale.